Escobar fton kryedemokratin në SHBA: Të vijë sa më shpejt Uashington. Basha: Po planifikoj vizitën!

0
132

Ka përfunduar mbledhja e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi në selinë blu ka zgjatur rreth një orë dhe në përfundim, Escobar ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Ai është shprehur optimist për bashkëpunimin me Partinë Demokratike, ndërsa ftoi Bashën në Uashington. Gjithashtu bëri me dije se diskutuan dhe për luftën ndaj korrupsionit.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Isha i lumtur që takova opozita, dhe ata shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian, dhe luftën kundër korrupsion.

Përfshirë edhe përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit, përfshi edhe sanksionet. Kjo do të kërkojë edhe një përkushtim të plotë nga institucionet shqiptare. Mezi pres që ta vazhdoj bashkëpunimin me lidershipin e PD dhe ftoj Bashën që sa më shpejt të vijë në Uashington”, tha Escobar.

Pasi përcolli zyrtarin e lartë amerikan, Basha tha për gazetarët se po planifikon një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Edhe kryedemokrati u shpreh se në fokus të takimit ishte lufta ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se si për SHBA-të dhe për PD mbetet prioritet.

“Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Uashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here