EuCham:Shqipëria një nga tre vendet më të këqija për të bërë biznes

0
133

Shqipëria, së bashku me Bosnje Hercegovinën dhe Ukrainën janë tre vendet më të këqija për të bërë biznes në Europë, thotë dhoma europiane (EuCham), një institucion privat që përfaqëson interesin e kompanive të ndryshme europiane. Në indeks merren në analizë 46 shtete europiane, dhe vendi ynë figuron të jetë i 44-ti në renditje, më mirë vetëm se Ukraina, me 51 pikë të grumbulluara, dhe po aq pikë sa Bosnje Hercegovina.

Vitin e kaluar, Shqipëria renditej dy pozicione më lartë, e 42-ta, si dhe grumbullonte 53 pikë, duke lënë pas edhe Rusinë dhe Azerbajxhanin, veç Ukrainës dhe Bosnje Hercegovinës. Të dhënat e dhomës europiane bazohen kryesisht mbi indikatorë të tjerë, ai i Bankës Botërore në të bërit biznes si dhe në atë të Transparency International për perceptimin e korrupsionit.

Në të dy këta indikatorë vendi ynë ka humbur pozicione së fundmi, duke gjeneruar edhe rënien në indeksin e dhomës amerikane të vendeve më të mira europiane për të bërë biznes, ku Shqipëria radhitet në fund. Ky raport shërben si kartolina negative e radhës për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për të qenë tërheqëse përballë investitorëve të huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here