Eurodeputetja, Arba Kokalari: Kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë sime atje

0
154

Eurodeputetja, Arba Kokalari së fundmi është shprehur se se vendlindja e saj është Shqipëria dhe se Suedia është vendi ku është rritur dhe ka krijuar jetën.
Kujtojmë këtu se ajo përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian. Po ashtu Kokalari ka deklaruar se është shpresëplotë se Shqipëria do ti bashkohet kumunitetit europian një ditë.
Ajo është shprehur kështu:
Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë sime atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë.
Më tej eurodeputetja ka thënë se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet. Sipas saj kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për të dyja vendet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here