Eurokomisioneri për zgjerimin në Tiranë: Luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Çështja e negociatave për Ballkanin Përendimor solli sot në Tiranë eurokomisionerin për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama , Várhelyi kërkoi adresimin e shqetësimeve të disa prej vendeve anëtare që u bënë pengesë për hapjen e negociatave në tetorin e vitit të shkuar, duke ju referuar Francës dhe Holandës.

Várhelyi: Ne dëshirojmë të rrisim praninë tonë dhe të kemi më shumë ndikim dhe influencë këtu. Dëshirojm  të jemi një partner i rëndësishëm për rajonin dhe do të punoj fort së bashku me ju kryeministër që kjo të bëhet realitet. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati të hapë negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të ndodhë para Samitit të Zagrebit. Fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka pasur të bëjë me shqetësimet e disa shteteve anëtare dhe duhet ti shikojmë me vëmendje. Po punojmë që të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të ecim përpara me procesin e zgjerimit. Të krijojmë një qasje të re që bazohet në katër parime bazë.

Eurokomisionerin për Zgjerim përcolli edhe njëherë apelin për bashkëpunim mes palëve politike, teksa vlerësoi progresin e bërë me reformën në drejtësi dhe arritjen e marëveshjes për reformën zgjedhore.

Várhelyi: Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë që kjo të bëhet realitet. Do të flas dhe me opozitën që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses edhe pas negociatave. Mirëpres përparimin që është bërë në reformën në drejtësi. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë lajme të mira por kemi ende sfida përpara. Duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment