Facebook mbyll sistemin e njohjes së fytyrës

0
176

Rrjeti social Facebook ka njoftuar se po planifikon të mbyllë sistemin e njohjes së fytyrës dhe të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve të tij. Kjo masë, sipas kompanisë është marrë pasi pritet që ky ndryshim të përfaqësojë një nga transformimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë.

Një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës dhe se heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.

Shërbimet e Facebook që mbështeten në sistemet e njohjes së fytyrës do të hiqen gjatë javëve të ardhshme.

Më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në Facebook, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social. Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here