Fake news/Rama ashpërson ligjin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se shumë shpejt do të jetë gati klaozola në ligjin e antishpifjes, për lajme të rreme në gjendje të jashtezakonshme.

Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme Rama tha se shpifja dhe lajmi i rremë në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jenë super të dënueshme. Sipas Ramës lajmi i rremë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur dhe për pasojë do të percaktohen shtesa në ligjin e antishpifjes .

Eshtë e dënueshme shpifja dhe do të jetë e super-dënueshme në situate të jashtëzakonshme. Lajmet e rremë dhe lodrat mediatikë në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durresit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durresit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në perpjekjen për të ikur nga spitali, për lajmin se po shembej spitali, kur spitali nuk kishte asgjë. Këto janë gjëra që duhet të dënohen fort”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment