Faktet e pabesueshme të “Shtrigës së Wall Street”

Henrietta Howland “Hetty” Green e njohur me nofkën “Shtriga e Wall Street”, ishte një financiere amerikane e njohur si “gruaja më e pasur në Amerikë”.  E njohur për pasurinë dhe mallkimin e saj, ajo ishte gruaja e vetme në këtë biznes,  kur financuesit e tjerë të mëdhenj ishin burra.

Hetty Green njihet gjithashtu edhe si kurnacja më e madhe e të gjitha kohërave. Ajo nuk është larë kurrë me ujë të nxehtë, ndërsa mbante një fustan të zi të vjetër dhe ndërresa që i ndryshonte vetëm pasi ishin vjetëruar, nuk i lante duart dhe hipte në një karrocë të vjetër.

Ajo hëngri kryesisht byreqe, që kushtonin pesëmbëdhjetë cent. Një gojëdhënë pohon se Green kaloi një gjysmë nate duke kërkuar në karrocën e saj për një pullë të humbur me vlerë dy cent.

Një tjetër pohon se ajo lante vetëm pjesët më të ndotura të veshjeve të saj për të kursyer para në sapun.

Green zhvilloi pjesën më të madhe të biznesit të vet, në zyrat e Bankës Kombëtare të Bregdetit në Nju Jork, e rrethuar nga trungjet dhe valixhet e mbushura me letra; ajo nuk donte të paguante qira  për zyrën e saj.

Më vonë thashethemet e pabazuara pohuan se ajo hante vetëm bollgur të gatuar në radiatorin e zyrës. Ndoshta për shkak të konkurrencës së ashpër të ambientit të biznesit kryesisht mashkullor dhe pjesërisht për shkak të veshjes së zakonshme të saj, asaj iu dha nofka “magjistarja (shtriga) e Wall Street”.

Ajo ishte një biznesmene e suksesshme që merrej kryesisht me pasuri të paluajtshme, investonte në hekurudha dhe miniera duke blerë hipoteka të shumta. Qyteti i Nju Jorkut mori disa herë kredi te Green, veçanërisht gjatë Panikut të vitit 1907; ajo plotësoi një çek për 1.1 milion dollarë dhe mori pagesën e saj në obligacione afatshkurtra të të ardhurave.

E orientuar fort nga detajet, ajo do të udhëtonte vetëm, mijëra kilometra – në një epokë ku pak gra do të guxonin të udhëtonin të pashoqëruara, për të mbledhur një borxh prej disa qindra dollarë.

Green hyri në historinë e Amerikës së shekullit me frazën popullore “Unë nuk jam Hetty nëse dukem e gjelbër”. O. Henry e përdori këtë frazë në tregimin e tij të viteve 1890 “Salla e Skylight” ku një grua e re, negocion qiranë e një dhome në një shtëpi banimi të zotëruar nga një grua e moshuar dhe dëshiron ta bëjë të qartë se ajo nuk është aq e pasur sa duket dhe as naive.

Kurnacëria e Green shtrihet edhe në jetën familjare. Kur djali i saj Ned theu këmbën, Heti u përpoq ta mjekonte në një klinikë falas për të varfërit.  Ajo kërkoi kaq gjatë për një klinikë falas saqë në fund djalit iu desh t’i pritej këmba.

Vdiq në moshën 81 vjeçare duke lënë pas një pasuri prej 200 milionë dollarë (e barabartë me 4.5 miliardë dollarë në vitin 2018), duke e bërë atë ndoshta gruan më të pasur në botë në atë kohë.

Përshtatur në shqip nga Jugunews. Të drejtat të rezervuara

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment