Falsifikoi dokumentet, arrestohet 63-vjeçari

Tre persona janë arrestuar nga blutë e Vlorës, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim nga policia, ndërsa një tjetër është nën hetim nga autoritetet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Lidhur me rastet, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment