Falsifikonte dokumentet e pronave në Dhërmi, arrestohet inxhinieri i Bashkisë Himarë

 

Një 41-vjeçar i identifikuar si Elton Marko nga Himara është arrestuar këtë të martë nga policia e Vlorës pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se Marko, me detyrë topograf në Bashkinë e Himarës dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi të cilin më pas e ka përdorur për regjistrim e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shituar atë te persona të tjerë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë”, shkruan ndër të tjera policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment