Familja me Koronavirus në Fier/ Bashkia i bën thirrje shoferit që i transportoi nga Tirana në fshat të vetizolohet

0
158

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi . Deri më tani është shënuar një viktimë nga virusi i rrezikshëm në Shqipëri ndërsa harta e të infektuarve me Covid-19 u shtri sot edhe në Fier. Në këtë qytet janë katër persona të prekur me koronavirus , anëtarë të së njëjtës familje, konfirmuar kjo nga bashkia e qytetit. Me anë të një postimi në Facebook , bashkia Fier ka ngritur alarmin duke i bërë thirrje përmes rrjeteve sociale shoferit që e transportoi këtë familje nga Tirana në fshatin ku banon në Dërmenas të vetëizolohet dhe të kërkojë ndihmë menjëherë. Bashkia ka publikuar gjithashtu dhe emrin e familjes së prekur duke gabuar në të njëjtën kohë pasi shkelet privatësia dhe nuk është etike. Bashkia në njoftim thotë se transporti është bërë në datën 3 mars, rreth orës 07:00.
Gjatë kësaj kohe kjo familje ka pasur kontakte të shumta, por bashkia thotë se deri tani është mbyllur dyqani ku familja ka bërë pazaret në 10 ditët e fundit. Gjithashtu po sipas bashkisë po punohet për gjetjen e vajzës së familjes që banon në një tjetër fshat, e cila u ka shërbyer.
” Njoftim. Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19, i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00. Ndërkohë u morën masat menjëherë nga NjA Darzezë, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe. Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka sherbyer gjatë kësaj kohe prindërve.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazbazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët ‘ thotë bashkia e Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here