Farmacia e bashkëshortes së këngëtarit të njohur të jugut bie pre e grabitjes

Pas bërjes publike të lajmit, sipas të cilit farmacia e bashkëshortes së këngëtarit të njohur Ylli Baka kishte rënë pre e grabitjes, ka reaguar dhe Policia e Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja në fjalë ka ndodhur më 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, ku gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.
Njoftimi i plotë:
Elbasan – Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi ështê publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment