Fasada e një feste

Nga Kreshnik Merxhani

Ne Gjirokaster “festohet” 12 vjetori i shpalljes se qytetit si pjese e trashegimise boterore-UNESCO.

Ka arsye per te festuar por kur askush nuk festoi 66 vjetorin e shpalljes “Qytet Muze”, kur mes 2005 dhe 2017 na ndajne jo 12 vite por mbi 240 monumente me pak… kur mes 1963 kur u themelua Atelieja e famshme e Gjirokastres qe ariti te kete 175 mjeshtra e puntore dhe cdo 5 vite angazhonte ne mirmbajtje mbi 4000 forca, ku fondet nuk mungonin dhe ku kriteret e restaurimit kishin si busull Karten e Venecias dhe AUTENTICITETIT e monumenteve, ku cdo gje u rregullua me 19 nene e sot me 30 eshte mbjell rremuja, na ndan e sotmja qe per mirmbajtje ka vec ( plus – Minus) 10.000 Euro dhe ku restaurimet zulmemadhe jane thjesht dhe banalisht rindertime te udhehequra prej asfaltxhinjsh, DO QE ME MIRE TE REFLEKTONIM se sa te festonim!

Sigurisht qe nje qytet si Gjirokastra ka te drejten e plote te festoje, por festa te jete e vertete jo fasade qe ngjan me raportimet qe cohen ne UNESCO ku thuhet se monumentet nuk jane heq nga lista dhe qe vleresimi eshte proces… por qe prej 2015 e deri me sot nuk eshte shpall qofte dhe 1 monument i vetem shtese ne ate liste, ku nuk eshte shpetuar asnje shtepi realisht, ku grimcat e fundit autentike te Pazarit te Gjirokastres, iken per te mos u kthyer me dhe ku nje kular betoni vazhdon ti ngelet varur Kalase se qytetit, ateher per cfare festohet?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment