Fëmija vetvaret në kasollen e bagëtive

Gjendet i vetvarur në kasollen e bagëtive fëmija 14 vjecar.

Një konflikt verbal që shpërtheu mes tij dhe prindërve të fëmijës, bëri që ky i fundit t’a shikojë të udhës që t’i japë fund vetes përmes varjes me litar brenda kasolles së bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundisht në rrethin e Përmetit në orët e mbrëmjes së djeshme dhe është njoftuar nga prindërit e fëmijës sapo e kanë konstatuar.

Fëmija 14 vjeçar është gjetur i pajetë në orët e mbrëmjes nga e ëma e tij 44 vjece.

Policia sapo ka shkuar në vendngjarje nuk konstatoi shenja dhune apo dëmtime të  tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment