Festa e Jo-së, ceremoni në Këlcyrë e Bularat/ Dule nuk harron Kacifën

0
172

E pranishme sot në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës, në Këlcyrë dhe Bularat ka qenë dhe ambasadorja greke , ministri i jashtëm grek Kostas Vllasis, autoritete të PBDNJ, OMONIA-s dhe komisionit shqiptaro-grek të kërkimit të eshtrave.

Z. Vllasis iu drejtua minoritetit grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës.

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë.”

Nga ana tjetër Vangjel Dule ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Kostandino Kacifas, çka sipas tij nuk ka ndodhur në 2 vjet , duke qenë se i riu mbeti i vrarë në këtë datë që shënon festën e Greqisë.

Përkujtimorja e Kacifas u krye të shtunën në një ceremoni private për të shmangur incidentet.

Në Këlcyrë dhe Bularat prehen rreth 1500 ushtarë grekë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here