Festat/ Covid penalizon lëvizjet në Kakavijë, 1434 hyrje-dalje në kufi

0
139

Në pikën e kalimit të Kakavijes ka patur gjatë ditëve të fundit një shtim të lehtë të numrit të qytetarëve që po vijnë në Shqipëri për të festuar me familjet e tyre.
Në një mesatare ditore llogariten gati 1000 qytetarë që po hyjnë çdo ditë të drejtuar në rrethe të ndryshme të vendit ndërsa qytetarët në dalje janë rreth 400 vetëm gjatë ditës së sotme. Shkëmbimet dhe hyrje-daljet janë gati 10 herë më të ulëta krahasuar me një vit më parë por kjo është edhe rezultat i kufizimeve për shkak të Covid-19.
Që prej datës 15 dhjetor, autoritetet kanë evidentuar 7 raste të personave të infektuar me Covid-19, që kanë hyrë prej pikëkalimit të Kakavijës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here