Festivali teatror “Kadri Roshi” /Emra të mëdhenj ,shumë fjalë dhe pak njerëz

0
347


Përse nuk arrin kurrë të mbushet salla e kinoteatrit të Gjirokastrës si dikur?


U bë kohë , madje vite që salla e kinoteatrit” Zihni Sako” në Gjirokastër gumëzhinte nga njerëzit që ndiqnin me endje çdo pjesë teatrale që vihej në skenë.Tani gumëzhimat ,brohoritjet dhe duartrokitjet ,përplasen në boshllëkun e karrikeve ,teksa zëri i aktorëve “oshëtin” në zbrazëti.
Prej 8 ditësh ,teatri “Zihni Sako” hapi dritat dhe dyert pas pluhurit që i kish zënë prej muajsh duke organizuar festivalin teatror ” Kadri Roshi” ,edicioni i dytë pas atij të një viti mëparë.
Në skenë për çdo mbrëmje u vendos nga një pjesë e shkëputur nga vepra të mëdha botërore ,me emra të njohur aktorësh dhe me një juri profesioniste ,emra si Gaz Paja ,Tinka Kurti ,Rajmonda Bulku etj.
Në shfaqje si “Kopraci” ,”Këngëtarja tullace” ,”Fqinjët” apo ” Jul Çezar” ndonëse me një peshë dhe vlerë të madhe mungoi dhe kjo shihej qartë interesi i publikut gjirokastrit.
Të paktë ishin të pranishmit ,ai publik i thjeshtë që ndjekë me sy lëvizjet e aktorëve ,qesh apo qan me ta .Ajo që vije re ishte pjesmarrja e një publiku të ngurtë ,të sforcuar ,me duartrokitje të lehta dhe me buzëqeshje fallco ,pjesa më e madhe e publikut ishin vetë punonjësit e administratës dhe organizatorët që kishin të shkruar ” në ballë” detyrimin e vajtjes në aktivitete të tilla pa shikueshmëri apo interes nga publiku.


Pse ndodhë kjo ?


Një nga arsyet kryesore është ” lodhja” e njerëzve nga të njëjtat fytyra ,teatri nuk prodhon më aktorë të rinjë .Shfaqjet bëhen rrallë e me mall ,ndërsa akoma dhe kryesor mbetet fakti që në Gjirokastër nuk ka njerëz.Për kë i bëjnë shfaqjet ? Vetë i bëjnë ,vetë i qeshin ,vetë i qajnë por spektaktori mungon .Mungesa e tij vjen nga ekonomia ,vjen nga shpopullimi ,vjen nga braktisja e vendit ,vjen nga politika ,nga streset e përditshmërisë ,llogjet e teatrove që shikojnë çdo ditë me propaganda të shëmtuara të një vendi që e bëjnë ” parajsë” por realiteti po bëhet ” ferr”.
Për të vazhduar më tej tek organizimi i festivaleve ,rrëmujës ,kostumografisë së mykosur ,skenografisë me sende borxh, kushteve të teatrit ku gjatë dimrit nuk bëhet fjalë të shkosh se ” ngrin” nga i ftohti .Shfaqje me minj dhe merimange nuk mund t’iu serviret një publiku siç është ai gjirokastrit.
Gjirokastritët e duan artin e duan vendin e tyre por nuk duan ata që e bëjnë këtë ” art” ,ata që e drejtojnë këtë vend ,këtë sistem i cili nuk i prin së ardhmes por e shtyn popullin drejt humnerës.Derisa kjo gjë të vazhdojë, ky teatër do mbetet bosh dhe heshtja do “oshëtij ” fjalët më të mëdha , ato të vërtetat …që do jenë veçse ” na ishte dikur…!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here