Fico pohon rritjen e rasteve me Covid ne Qarkun e Gjirokastres

0
129

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri me dije se situata është përmirësuar dhe se ka një rënie të mesatares ditore të rasteve me Covid-19. Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ajo bëri me dije shifrat që tregojnë se në dy javët e fundit situata me koronavirus në vendin tonë është përmirësuar.

“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuara pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25.668. Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vdekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25. Vijojmë me vaksinimin paralele”, tha Fico.

Kjo e fundit shtoi se ka rritje të rasteve në tre qarqe të tjera, që janë Gjirokastra, Berati dhe Korça.

“Një ndryshim i qenësishëm ka qenë dhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, por vihet re se për gati 2-3 javë Gjirokastra, Berati dhe Korca vijnë pas me numër të larta rastesh, por që ne po i mbajmë në vëzhgim”, tha Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here