Fidanë kanabisi të mbjellë dhe kallashnikovë, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia në Vlorë ka arrestuar dy persona për posedim të armëve të zjarrit si dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë 40-vjeçari H. T., dhe 50-vjeçari A. B., të dy banues në fshatin Llakatund. Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e tyre, në fshatin Llakatund. Po ashtu, u sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Njoftimi:

Vlorë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Llakatundi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov, si dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Llakatundi”, në kuadër të të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment