Fier: Bëhet “i gjallë” Prefekti

0
200

Sot paradite pas një heshtjeje të gjatë u “bë i gjallë” edhe Prefekti Fier Baki Bala i cili prej shumë kohësh nuk dihej ku ishte për edhe pse situata e jashtëzakonshme e donte në kry të shtabit të emergjencës me organizimin e punëve dhe në kontakt të vazhdueshëm me mediat dhe publikun për ta informuar vazhdimisht atë për situatën. Por përgjigjen e pyetjes sonë të bërë para disa ditëve “se ku ka humbur Prefekti?” e ezauroi gjatë prononcimit të tij kur tha se ishte në krye të detyrës në bashkëpinim me të zgjedhurit vendorë jo vetëm duke monitoruar ecurinë e koronavirusit dhe zbatimin e masave të marra nga qeveria, por ka qenë i angazhuar edhe për ndjekjen e zbatimit të strategjisë për luftën kundër kultivimit të kanabisit në qarkun Fier.

Pra, aty paska qenë prefekti!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here