Fier/ Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, 3 bien në pranga , 1 në kërkim

0
170

DVP Fier

Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen fara kanabisi dhe fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.

*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në pyllin e fshatit Seman. Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër bashkëpunëtor, shtetasi E. M.

*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, i cili u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip “Toyota Rav 4”, fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192 fara si ato të bimëve narkotike, si dhe kubikë me fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here