Fier: Ja akuzat për policin që rrahu gazetarin!

0
199

Anxhelo Bardhi dy ditë më parë së bashku me një të afërm të tij goditi gazetarin fierak Xhoen Osmënaj. Gjatë këtij sherri të provokuar në qëndër të Fierit veç plagëve në trup gazetarit i dëmtuan dhe automjetin me të cilin ai udhëtonte. Polici së bashku me autorin tjetër u ndaluan pak minuta pas ngjarjes ndërsa drejtori i pergjithshëm i policisë sapo lajmi morri dhenë e pezulloi policin menjëherë. Ndonëse ende nuk është marrë masa e arrestit, ja cilat janë akuzat që rëndojnë mbi policin e shkarkuar. Ai do përgjigjet para togave të zeza për thyerje të rregullave të izoimit. Plagosje me paramendim për shkak të detyrës.Akuza në vijim është “mbajtje e armës” së shërbimit jashtë orarit të punës. Në akuzë është përfshirë dhe dëmtimi i pronës (dëmtimi i automjetit të gazetarit).Sipas kodit të procedurës penale polici së bashku me autorin tjetër mund të dënohen deri në tre vjet burg. Duhet thënë se prej drejtuesëve të policisë fillimisht pati tendencë për ta mbuluar ngjarjen. Falë filmimeve të medias në vendngjarje procedura mori tjetër rrjedhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here