Fier/ Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas.

Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas.
Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.
Ndërsa në Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment