Fier/Ngacmoi fqinjën e mitur, pranga 51-vjeçarit

0
129

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Policia njofton se shtetasi me inicialet A.K. është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që bëhet me dije se vajza ka qenë fqinja e tij, në lagjen “Afrim” të qytetit.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here