Fier/Pas një viti ndizen dritat në qendër.

0
157


Janë ndezur dritat në qendër të qytetit. U mbush më shumë se një vit ndriçimi në qendër mungonte. Për shkak të një investimi mbi lumin Gjanicë të rreth 6 milion euro kjo qendër urbane “u shpartallua” e gjitha. Punimet e firmës fituese të këtij tenderi të majmë kanë ecur me ritme shumë të ngadalta. Shkak ingadalesimit të ritmeve të punimeve sipas burimeve ka qenë moslikuiditetet financiare!.Qendra e Fierit hyri në fazën e rikonstruksionit falë projektit për rehabilitimin e pjesëve anësore të lumit Gjanicë i cili përshkon qendrën e qytetit. Pasditen e sotme bashkia ka ndriçuar qendrën në një gjatësi lineare prej 700m. Punimet e firmës vazhdojnë dhe sipas ritmeve të deritanishme ato nuk dihet se kur përfundojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here