Fier: PD pushimet nga puna ne Albetrol, të papranueshme!

0
173

Fier: Për shkurtimet masive të fuqisë punëtore në “Albetrol”ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Kreu i PD-së Luan Baçi është shprehur në statusin e tij facebook për shkurtimet masive në kohën më të papërshtatshme.

Ja postimi i plotëi tij:

“Situatave shume te veshtira, te krijuara nga, pandemia COVID-19 ne Fier, Patos, Mallakaster dhe Rroskovec, qeveria dhe KM Rama, po u vjen ne “ndihme”duke pushuar nga puna, qindra punonjes te tjere. Shume te alarmuar dhe te shqetesuar, qindra punonjes te Alpetrol, nga njoftimi qe u eshte bere, per largim nga puna, kerkojne ndihme, kerkojne shpjegime, por askush nuk u pergjigjet. Drejtoresha e Alpetrol nje zonje me Emrin Erjola Muka, e ardhur me porosi nga larte si gjithmonë, pra nga naltegjatesia e tij, po e “reformon” kete kompani ,ne detaje pa pyetur askend, madje sipas gojeve te liga, as vete te vetequajturin te plot pushtetshem krzetarin e bashkise z.Subashi. Gjithmone, duke drejtuar me korespodence, nga Tirana dhe duke vene ne levizje sejmenet servile dhe te gjitheperdorshem drejtues te dores se dyte, ne kete kompani. Kriteret dihen tashme: Duhet ruajtur kocka e partise, (rilindja),pasi numri i punonjesve, qe do mbetet eshte i vogel, pasi Alpetrolin po pergatiten ta gllaberojne, perfundimisht para se te largohen gje qe tashme e kane te sigurte. Po mundohen ta kalojne pa zhurme dhe pa buje, duke i joshur me premtime dhe mbajtur me shpresa, jo me kot zgjodhen kete kohe, ku qytetaret jane ne veteizolim, pasi e dine qe pavaresisht se pothuaj te gjithe sa kane mbajtur ne pune, ne nje forme apo ne nje tjeter u kane marre voten, ata perseri do te reagonin dhe kundershtonin keto vendime absurde dhe aq me teper ne nje kohe, shume te veshtire Problemi eshte se edhe gjate kesaj periudhe, qe po bejne gjasme reforme, riorganizim, bashkim dhe shkrirje ndermarrjesh, kane vazhduar te marrin ne pune te tjere, punonjes, natyrisht, qe plotesojne “kriteret” e reja te vazhdimesise. Gojet e liga thone se kete here, Subashi i bashkise ka kerkuar ndihme “lart” dhe mund te ndodhe qe nje pjese e punonjesve, qe kane fatin e njohjes me Subashin edhe mund te rikthehen”- mbyll reagimin e tij z.Luan Baçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here