Fier: Tentoi të kryente një vrasje,arrestohet.

0
137


Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të tjerë.
Në sallën operative të DVP Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Y., se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste. Policia ka vlerësuar menjëherë situatën duke organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi, lokalizmi dhe kapja në flagrancë e autorit, shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan- njofton policia. Ai ishte larguar nga vendngjarja.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e policisë Fier arrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”.- perfundon njoftimi zyrtar i drejtorisë së policisë Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here