Fieri pushtohet nga Covid-19/ Infektohen policë, infermierë dhe mësues

I dyti pas Tiranës, Fieri vazhdon të ketë numër të madh të personave të prejur nga Covid 19.
Vetëm një ditë më parë, 100 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe nuk kanë munguar rastet në radhët e bluzavë të bardha, polici e gjykatë.
Mes 100 të prekurve të një dite më parë janë 4 infermierë, 1 farmaciste, 4 mësues, 1 oficer i FNSH, 1 punonjëse në drejtorinë e policisë, 1 sekretare në gjykatë, 6 punonjës fasonerie, 15 pensionistë, 13 të papunë, ndërsa nuk mungojnë rastet edhe në ndërmarrje të ndryshme private.
Me shifrat që shtohen përditë, Fieri vazhdon të mbetet në listën e bashkive të kuqe
Aktualisht numri i personave aktiv në Fier i ka kaluar 1600.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment