Fillimi i vitit të ri shkollor, reagon Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve

Viti i ri shkollor sipas vendimit të marrë nga ministria e Arsimit, do të fillojë më datë 14 shtator.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një shënimi në rrjete sociale ka shkruar se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.
Ndërkaq bën me dije se është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe përgjegjëse të arsimit në lidhje me krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri.
“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.
Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”, shkruan Shahini.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment