Firma u prishi kanalin vaditës, në rrezik të mbjellat, banorët e Fushëbardhës dalin në protestë

0
156

Banorët e fshatrave Taroninë dhe Fushbardhë kanë dalë në protestë. Shkak për këtë janë bërë punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë ku gjatë këtyre të fundit është dëmtuar kanali vaditës duke iu hapur probleme të mëdha pasi shumica e banorëve në këtë zonë merret me bujqësi.Sistemimi i kanalit vaditës duhet të jetë i menjëhershëm shprehen banorët përndryshe dëmet që do iu shkaktohen në bujqësi dhe ekonominë e tyre do të jenë të mëdha.
Kjo është hera e dytë që protestojmë.Firma ndërtuese na ka prishur një copë rruge duke dëmtuar kështu edhe kanalin që vaditim arrat, e kanë prishur që vitin e kaluar kësisoj vjet mbetëm pa mbjellë gjë në tokat tona.Problemi vazhdon, koha po ngrohet, duhet të vazhdojnë kultivimin , prodhimtarin përndryshe do të mbetemi zero, këtej sigurojmë të ardhurat nga kjo tokë.Do zëmë rrugën derisa të reagojnë.Deri tani na ka favorizuar moti pasi ka rënë shi po temperaturat po rriten dhe ne sërish do të mbetemi pa prodhimet tona.Ku të shkojmë? Kush do të na mbajë me bukë? Po e pësojmë si vjet kur mbollëm dhe nuk korrëm .”-shprehet për @ jugunews.net një banor.


Është gjendje e rëndë.Po na vështirsohet jeta.Nuk kemi mundësi të tjera , varemi nga toka ,nga prodhimet që marrim e shesim më pas .Qeveria ska bërë asgjë.Kemi 1 vit që nga protesta e fundit dhe askush se vuri ujin në zjarr të na ndihmonte.Kanali vaditës duhet sistemuar, uji duhet në këtë kohë akoma edhe më shumë .”-shprehet një tjetër banor.


Kultivoj rrush kam vresht , siç i mbolla mu thanë.Nuk duruan.Kam mbjellë fruta të ndryshme dhe ato po ashtu.Nuk ka ujë ,nuk kemi çfarë të bëjmë .Po na shkon mundi, djersa dëm.Para nuk kemi , ne jemi fshatarë kjo është puna jonë.Do vazhdojmë me protestë derisa të rregullojnë atë që prishën.Toka na mban gjallë”-thotë një banor tjetër.


Vetë firma ndërtuese ka premtuar në zgjidhjen e problemit brenda pak kohe ndërsa banorët e shqetësuar për këtë problem thonë se nëse nuk bëhet diçka për ta ,protestat do të përshkallëzohen duke bllokuar punimet në këtë zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here