“Fituam një betejë por jo luftën”/ Çili lë qelinë e paraburgimit

0
192

Menjëherë pas seancës maratonë në gjykatën e Përmetit , këtë mbrëmje të diele, botuesi Henri Çili ka lënë qelinë e paraburgimit në komisariatin e Gjirokastrës. Ku në ambjentet e jashtme është pritur nga familjarët , i shoqëruar dhe nga avokati i tij Andi Duraj . Sipas avokatit të Çilit ,gjykata e Përmetit ka vepruar me profesionalizëm sot, pasi në çështjen në fjalë nuk kemi të bëjmë me akuza, por me dyshime të cilat sipas tij nuk qëndrojnë me njëra-tjetrën. ” Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie. Nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë në këtë çështje, gjithçka është aludim.Shpresoj të jetë keqkuptim” – tha avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here