Florian Taçi, drejtori i ZVRPP, do ti drejtohet gjykates per akuzat e biznesmenit dropullit.

Diten e merkure me dt.10 prill 2019 portali Syri.net publikoi nje denoncim publik te biznesmenit dropullit Kristofor Xhamo i cili ankohej per zyren e hipotekes e gjirokaster dhe konkretisht per drejtorin e saj Florian Taci per te cilin thoshte se nuk i ben regjistrimin e godines se biznesit te tij duke lene te nenkuptuar se i kerkojne rryshfet ne kembim te ofrimit te sherbimit.

I menjehershem ka qene sot reagimi i z.Taci i cili e pergenjeshtron si te pavertete pretendimin e biznesmenit minoritar duke thene madie se do ti drejtohet edhe “gjykates per shperblim demi moral qe vjen nga fyerjet pa baze ligjore te cdokujt”.

lexoni reagimin e drejtorit te ZVRPP Gjirokaster.

Lidhur me sa eshte bere publike per akuzat ndaj meje dhe institucionit qe une drejtoj, kam detyrimin moral dhe ligjor te sqaroj si me poshte:

1.z.Kristofor Xhamo ka bere kerkese per HERE TE PARE kundrejt zyres se regjistrimit me aplikimin nr.935 date 13.03.2019 per regjistrimin e Lejes se ndertimit te vitit 2003. Ne permbushje te detyrimeve ligjore, Zvrpp Gjirokaster i ka kthyer pergjigje per plotesim dokumentacioni brenda afateve ligjore me shkresen nr.986 prot. date 02.04.2019. Eshte lehtesisht e verifikueshme procedura e ndjekur nga ana jone, qofte baza ligjore, qofte ajo dokumentare. Ne keto kushte, e gjej me vend te sqaroj opinionin publik se nuk ka asnje te vertete lidhur me sa akuzon z.Xhamo, sikunder nuk dua te besoj se ky person po e perdor presionin “mediatik” per te “ligjeruar” mungesen e dokumentacionit ligjor apo qofte dhe shkeljet e ndryshme urbanistike qe mund te jene bere gjate ndertimit te objektit. Gjithashtu sqaroj se ka nje hendek kohor te gjate nga miratimi i Lejes se Shfrytezimit ne vitin 2011 (kohe ne te cilen duhet te ishte percjelle per regjistrim dokumentacioni) dhe momentit te depozitimit sot, sikunder e gjej “te çuditshme” ligjerisht qe personi ne fjale ne momentin qe deklaron se objekti i tij eshte me leje te rregullt, deklaron (sic behet me dije nga ai vete dhe shkrimi ne portal) se paralelisht ka bere vetedeklarim edhe te ALUIZNI per legalizim te objektit ne fjale. Besoj se per kete te fundit duhet te kete nje sqarim zyrtar edhe nga ana e ALUIZNIT nese ekziston nje aplikim i tille per legalizim nga z.Xhamo dhe pergjigja zyrtare e tyre brenda ose jo afateve ligjore.

2. Persa i perket shkresave te Bashkise Dropull te percjella zyrtarisht apo me aplikim, e gjej me vend te sqaroj se Kristofor Xhamo ne dijenine time (konfirmuar dhe ligjerisht) nuk eshte Kryetari i Bashkise Dropull apo nje punonjes i autorizuar nga ky institucion, ne menyre qe te legjitimohet ne pretendimet e tij. Megjithate, perseri bej me dije se Zvrpp Gjirokaster edhe ne rastet ne fjale ka kthyer pergjgje korrekte ligjore dhe brenda afateve te percaktuara (cka lehtesisht konfirmohet npm shkresave zyrtare).

3. Se fundmi, konfirmoj gatishmeitne time dhe te stafit qe ne respekt te detyrimeve ligjore te permbush kryerjen e sherbimit ne favor te z.Xhamo ne.momentin qr nga ana e tij te depozitohet dokumentacioni tekniko-ligjor i kerkuar. Ne rast te kundert, ndergjegja morale dhe ajo ligjore nuk me lene vend veçse ti drejtohem Gjykates per shperblim demi moral qe vjen nga fyerjet pa baze ligjore te cdokujt.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fkronike%2F244508%2Fvideo-babai-i-denuar-per-masakren-e-2-prillit-90-i-biri-drejtor-hipoteke-akuzohet-per-korrupsion-emrat%2F%3Ffbclid%3DIwAR1aEtUDMrIcKfjJsCKmN-w1mn2_Gzw41qJL2AtekS0UA16xb4dVUenq7gQ&h=AT31S9o6kYkgB2LUcAdqy8lQwac8IWE8w5NmI8F5FghJzlx00FYCLITdgfCfgVfXwVnMhlhDBKz2QaciPxakmqTKGVtJicFcYAnAXaKMg9ev3g9qu7Y5INvCZA1v6uwfdg

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment