Fluks i madh automjetesh në Kakavijë,radhë të gjata në palën greke

Festat e 28 dhe 29 nëntorit kanë sjellë një fluks në doganat e vendit.Përpos kësaj të shumtë kanë qenë dhe njerëzit ,emigrantë në shtetin fqinj Greqi ,të cilët janë kthyer për disa ditë qëndrimi me të afërm të prekur nga tërmeti apo për të parë nga afër dhe dëmet e shkaktuara ku pjesë e të cilave ,mund të kenë rezultuar dhe objekte në pronësi të tyre.Dyndje të madhe njerëzish ka patur kryesisht në doganën e Kakavijes.Mbrëmja e sotme ka sjellë një fluks akoma dhe më të madh ku radhët janë kilometrike dhe më dysh.Shkak për këtë grumbullim automjetesh ku përpos të tjerash duhet të durojnë edhe të ftohtin ka qenë moshapja e sporteleve nga pala greke ku prej disa orësh automjetet kanë mbetur të bllokuara .Probleme të tilla në kufi përsëriten vazhdimisht sa herë që vjen sezoni i festave dhe jo vetëm, ku më shumë shqetësuese mbetet pala greke .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment