“Fluksi” dy persona ne pranga te policise, sekuestrohen 21 kg Kanabis

0
142

Dy persona jane vene ne pranga dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim, gjate finalizimit te operacionit antidrogë te koduar “Fluksi”. Policia e Gjirokastres ben me dije se ka sekuestruar 21 kg cannabis sativa. Ne pranga jane vene shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here