Fluksi i emigrantëve,Greqia nis ndërtimin e kampeve të reja

0
147

Greqia do të fillojë në mars ndërtimin e qendrave të reja të pritjes së emigrantëve, deklaroi ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis.

Ai shtoi se qendrat e emigrantëve në ishujt Lesbos, Chios, Samos, Leros dhe Kos duhet të përfundojnë brenda 90 ditëve nga fillimi i ndërtimit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dëshiron të mbyllë të pikat e mbërritjes së migratëve, të ngritura në vitin 2016, ku përpunohen kërkesat për azil nga dhjetëra mijëra emigrantëve që vijnë nga vende si Siria, e shkatërruar nga lufta, përmes Turqisë.

Këto kampe nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë numrin e madh të emigrantëve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here