Fluksi i refugjatëve Sirianë drejt Evropës a do të vijnë në Shqipëri

0
151

Fenomeni i emigrantëve Sirianë të cilët prej disa kohësh janë dyndur drejt Evropës po përhapet edhe më. Së fundmi Shqipëria shihet si një nga vendet ku do të qëndrojnë refugjatët Sirianë që priten të vijnë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili vetëm pak ditë mëparë tha se Shqipërisë i duhet forcë punëtore dhe për këtë arsye refugjatët e ardhura nga vendet e botës së tretë janë një mundësi e mirë.
Ardhja e refugjatëve sirianë në vendin tonë u diskutua dhe në 2015 ku u caktuan dhe pikat ku do të vendoseshin këta të fundit por që prej disa vitesh asgjë e tillë nuk ndodhi.
Ndërsa mësohet se jugu i Shqipërisë do të jetë baza ku do të strehoen këta të fundit konkretisht në Gjirokastër në zonën e Gërhotit, pranë Kakavijes dhe në Arshilengo, gjithashtu dhe në zona të tjera në afërsi të pikave kufitare në të gjithë vendin . Nga ana tjetër në shtetin grek prej disa ditësh janë shtuar tensionet mes autoriteteve dhe refugjatëve për shkak të mbipopullimit në kampet e caktuara dhe të tjerëve që duan të mësyjnë në kufi. Kjo situatë po agravohet . Por nëse vijnë nē Shqipëri , paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë.
Kjo dyndje e refugjatëve sirianë ka sjellë dhe ndarjen e qytetarëve në pro dhe kundra një vendimi të tillë nga ana e qeverisë shqiptare pasi për disa , refugjatët do të ndikojnë negativisht në të gjithë sektorët në vend . Duhet thënë se ka dhe paragjykime për shkak të prejardhjes së tyre. Ndërsa për të tjerë kjo lëvizje e këtyre shtetasve drejt vendeve të ndryshme për një jetë më të mirë u kujton pikërisht eksodin masiv të 91 të shqiptarëve që rrezikuan jetën vetëm e vetëm për tu larguar nga Shqipëria. Një paralelizëm ku motivet janë të njējta e ndërsa vitet ikin duket sikur historia përsëritet. Dikur thoshnin po vijnë shqiptarët tani po thonë po vijnë sirianët. Në kaq vite të historisë botërore vihet re qartazi se si politikat e gabuara të ndjekura nga ” etërit” e pamëshirshëm sakrifikojnë jetë njerëzish .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here