FMN: Shifrat e qeverisë për borxhin nuk janë të sakta

0
159

Shifrat e borxhit publik janë bërë objekt përplasjesh me qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa dy institucionet paraqesin statistika të ndryshme. Qeveria raporton shifra më të ulëta të borxhit publik nga ato që vlerëson FMN, çka hedh dyshime për manipulim të shifrave zyrtare.

Sipas Ministrisë së Financave në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë ra në 69.9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por statistika zyrtare e qeverisë, është krejt ndryshe nga ajo që raporton Fondi Monetar. Sipas FMN, në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë nuk ishte 69.9 për qind, por plot 71.2 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Madje përplasjet janë më të mëdha për shifrën e këtij viti. Qeveria vlerëson se në fund të 2018-ës, borxhi publik i vendit do të ulet në 68.7 për qind e PBB, ndërkohë që FMN thotë se shifra 71.3% ose 2.6 pikë përqindje më pak.

Kjo është hera e parë që FMN përplaset me një qeveri në Shqipëri për shifrat e borxhit publik. Në të kaluarën statistikat e borxhit që janë raportuar nga qeveritë shqiptare kanë qene gjithmonë të përputhura me shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here