Folklor pa fustanella dhe festival pa burra

0
1470

Nga Panajot Cakalli

Rastësisht sot, siç po informohesha online, pashë një lajm tronditës për të famshmin “festival” që Mirela Kumbaro kishte trumbetuar në media. Aktivitetin në fjalë e kishte quajtur “Fustanella Festival”, por praktikisht atje nuk pati as fustanella, as festival.

Në fakt, është bërë prej vitesh një lloj tradite në kështjellën e Gjirokastrës, për realizimin e eventeve që evokojnë trashëgiminë tonë kulturore-folklorike, etnografike dhe historike të popullit shqiptar. Por me habi, zhgënjim dhe përbuzje konstatova degjenerimin e plotë e të pafalshëm të një tradite tepër të konsoliduar në qytetin tonë.

Është e papranueshme që fustenalla e burrave të Jugut, e toskërisë shqiptare, e princave shqiptarë të Gjirokastrës së shek.XIV: Gjin Bue Shpatës, Gjin dhe Depe Zenebishit; fustanella e heronjve të kryengritjeve antiosmane të shek.XIX, nga Tafil Buzi e Rrapo Hekali te heronjtë arvanitas si Kollokotroni dhe Karaiskaqi të Revolucionit Grek të 1821, fustanella pra e këtyre burrave që dhanë jetën e tyre për lindjen dhe ngritjen e kombit shqiptar nga ferri osman, u përdhoset kujtimi i sakrificave të tyre me gjestet injorante të një ministre-je të zhytur në vulg.

Është e drejta çdo kujt të ketë çfarëdo lloj mendimi dhe qasjeje për trashëgimin tonë historike. Kjo është demokracia. Por është e palogjikshmë që institucionet qeverisëse, jo individët si persona fizikë, por si persona juridikë të mos shprehin respektin dhe vlerësimin më minimal për të shkuarën tonë, që mbase nuk është e lavdishme, apo nuk është triumfative, por është heroike, se ajo fustanellë e luftëtarëve toskë ishte njomur me gjak shqiptari, për vatrat dhe vatanë e tyre.

Deri edhe historiani Auron Tare, që ka qenë deputet i PS e kritikoi ashpër këtë gjest të ndyrë. Natyrisht, ndërgjegjia profesioniste e historianit është përherë më e lartë se sa identiteti apo përkatësia e tij partiake e politike. Unë jam aktivist në Partinë Demokratike. Ky është fakt. Por ndjeshmëria ime ndaj çështjeve të historisë prevalon mbi çdo gjë tjetër. Nëse një ministër i PD do bënte një akt të tillë unë do ta kritikoja publikisht me të njëjtën forcë dhe ashpërsi siç po e bëj edhe sot. Dhe për këdo që s’më njeh, u them troç se shumë vetë dhe tani do të donin të më mbyllnin gojën. Por miqtë e mi, goja ime do të mbyllet vetëm atëherë kur të më pritet koka.

Edhe njëherë dua të shpreh keqardhjen për atë që ka ndodhur. Një nga simbolet me te mëdha të tradites etnografike, kulturore e historike të burrërisë së toskërisë shqiptare, siç është fustanella, është zëvendësuar me një këmish-nate nga ato që vesh, ose jo Znj.Kumbaro kur fle gjumë. Zonja Ministre! Shkurt dhe qarte kjo mund të cilesohet si arritja juaj më e madhe në këto katër vite të qeverisjes suaj. Nuk ka turp me te madh se sa të degjenerosh fustanellën që kane veshur heronjtë e kryengritjeve të Shqipërisë së Jugut me rrobizhane.

Në fakt, dukshëm, nuk ka arritje më të madhe për një femër se sa të detyrojë të veshin fustane ca bura te eunukizuar, të tredhur e të velur nga paraja. Kush e ka rradhën për fustan pas instrumentisëtëve? Me shumë gjasë ushtarët-skllevër të pushtetit të sotëm, që mezi presin ndoshta të veshin rrobizhanin e Mirelës.

Natën e mirë dhe qepje të mbara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here