Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, takim me drejtues të Shoqatës Antikomuniste

0
158

Drejtuesit e SHAKPP Nebil Çika dhe Artan Murrizi si dhe sekretari Mark Aliaj, organizuan një drekë pune me drejtues të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” të kryesuar nga drejtori i KAS për Shqipërinë Walter Glos. Në këtë dreke pune asistuan edhe dy gazetarë austriakë të “Der Standard”.
Zoti Çika uroi miqtë gjermane për ditën përkujtimore të rënies së Murit të Berlinit që siç tha ai nuk është festë vetëm e Gjermanisë por e të gjithë antikomunistëve në botë veçanërisht e shqiptarëve.

Kryetari i SHAKPP falenderoi miqtë gjermanë për ndihmën e pa çmuar të CDU kancelares Merkel pjesë e të cilës është edhe fondacioni “Konrad Adenauer” në mbështetjeje të të përndjekurve politikë dhe demokracisë në Shqipëri.

Biseda e zhvillua në një frymë vëllazërore ku u përqëndrua tek problemet e të përndjekurve politikë të komunizmit dhe kontributin në vite të “Konrad Adenauer” në mbështetje të tyre, si dhe projektet për të ardhmen.

Drejtori i fondacionit “Konrad Adenauer” Walter Glos, tha se ishte i mirëinformuar për gjendjen dhe premtoi mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen.
Në këtë takim pati biseda dhe intervista nga gazetarët austriakë të cilët ishin shumë të interesuar për gjendjen në Shqipëri, të kaluarën komuniste dhe raportin e shtetit, politikës shqiptare sot, me krimet komuniste dhe integrimin e të përndjekurve politikë të komunizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here