Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” apel Ministrisë së Kulturës për bronxifikimin e bustit të E.Boce

0
156

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” kanë apeluar sot ndaj Ministrisë së Kulturës, në ditën që përkon me 95 vjetorin e vdekjes së firmëtarit të pavarësisë Elmaz Boce për bronxifikimin e bustit në nderim të tij. Kjo thirrje e përsëritur vjen pas premtimit të bërë nga kjo ministri në vitin 2012 ku pas 8 vitesh ende nuk ka marr zgjidhje. Nga shtëpia e të afërmve të Elmaz Boces, djemtë e forumit kanë kërkuar seriozitet nga ministria e kulturës dhe mbajtjen e përgjegjësisë për t’i dhënë patriotit rëndësinë e duhur. Elmaz Boce ka patur një kontribut të madh në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në rolin e firmëtarit në Kuvendin e Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here