FOTO/Aksioni i AKU Gjirokastër. Sekuestrohet mish i paçertifikuar

0
168

43 kg mish gjedhi i paçertifikuar është bllokuar ditën e sotme nga AKU Gjirokastër.

Operacioni I zhvilluar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik të Policisë Gjirokastër është zhvilluar në zonën e Pazarit të vjetër në “Lagjen e zejtarëve” ku është gjetur një pikë tregëtimi mishi në një ambient në pronësi të xhamisë.

Aktiviteti i paligjshëm i tregëtimit të mishit ushtrohej nga Bledar Guri.

Prej kontrollit rezultoi se subjekti ishte i paregjistruar në QKB, ndërsa tregëtonte mish të pasigurtë, pa çertifikatë veterinare dhe pa dokumentacionin shoqërues.

Nga inspektorët e AKU Gjirokastër është bërë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit dhe gjobitja në vlerën e 200 000 lekëve.

Krahas sekuestrimit të 43 kg mish gjedhi është bërë edhe bllokimi i mjeteve të punës si frigorifer, makinë grirëse, 2 peshore, thika e hanxharë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here