FOTO/AKU sekuestron 84 kg mjalt të dëmshëm për shëndetin tek Uji i Ftohtë

AKU Gjirokastёr bllokon një sasi të konsiderueshëm mjalti të dëmshëm për konsum.

Ky institucion së bashku me Drejtorinë e Policisë sё Qarkut Gjirokaster, kanë kryer një operacion sekuestroje në Ujin e Ftohtë të Tepelenës për të goditur aktivitetin ilegal tё tregtimit të mjaltit tek shitësit ambulantë.

Njërit prej tyre Ediator Qibini, i’u sekuestrua sasia e mjaltit të cilën e tregtonte në 58 kavanoza 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg.

Për AKU, mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikatë origjine, pa raport analizash dhe pa etiketa ndërkohë që tregtohej nё ambiente të hapura, në kushte të papërshtatëshme higjenike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.

Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjalt natyral, nё fakt ishte mjalt industrial dhe jashtё parametrave tё konsumit njerёzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarёt e blinin mjaltin industrial me ҫmim tё ulёt, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs dhe mё pas, i’a hiqnin etiketat qё tregonin origjinёn dhe pёrmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur pёr mjalt natyral dhe me ҫmim tё lartё pushuesve dhe turistёve qё kalonin nё Ujin e Ftohtё.

Për rjedhojë ndaj Qibinit u vendos gjobë prej 200 mijë lekësh dhe konfiskimin mjaltit.

Ndёrsa Policia ka cuar për ndjekje penale në organin e akuzës Qibinin për veprat penale tё prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment