FOTO/Banorët e Lënxatit vetorganizohen në riparimin e rrugës, Bashkia fle gjumë

0
151

Dalja e perroit ne Lazarat qe izoloi perkohesisht banoret e lagjes Lënxat, u shoqerua edhe me probleme te shumta ne aksin kapilar qe lidh kete pjese te fshatit me qendren apo dhe me pjeset e tjera te tij.

Ndonese Bashkia e Gjirokastres ndermorri aksion per te disiplinuar sadopak rrjedhen e perroit me qellim devijimin e perkohshem, ne meshire te fatit u la rruga qe frekuentohet nga banoret e kesaj pjese te Lazaratit. Te gjendur perballe indiferences se treguar nga ana e drejtueses se Njesise Vendore Lazarat apo dhe Bashkise se Gjirokastres, vete banoret e Lazaratit kryesisht ata qe preken nga rruga e demtuar nga shirat, u vetorganizuan duke pajtuar nje fadrome per te niveluar rrugen nga kanalet e krijuara prej rrekeve te shirave.

Kjo ishte pergjigje dhene Bashkise Gjirokaster nga ana e lazaratasve qe sigurisht jane taksapagues te rregullt pavaresisht organet vendore nuk i’u pergjigjen interesit te tyre per te nderhyre ne permiresimin e aksit rural qe eshte ne kompetencen e plote te Bashkise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here