Ka pak minuta qe eshte bllokuar kalimi drejt Greqise nga Pika e Kalimit Kufitar te Kakavijes. Mesohet se problemet jane shfaqur nga pala greke e cila pretendon se ka anomali ne sistemin informatik te te dhenave.
Radha e automjeteve eshte gati 3 km ne hyrje te territorit grek. Nuk eshte hera e pare qe pala greke nxjerr pretendime te tilla ne Kakavije.