FOTO/Dezinfektohet Viroi nga mushkonjat dhe insektet e padëshiruar

Ka startuar fushata e dezinfektimit të mjedisit në Gjirokastër. Në fokus të dezinfektimit janë kryesisht territore që janë të frekunetuara nga njerëzit sidomos Parku Natyror i Viroit, si dhe ambjente të tjera në territorin e Qarkut të Gjirokastrës.

Ka qenë Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë që ka ndërmarrë këtë inisiativë për të dezinfektuar mjedisin pranë Parkut Natyror të Viroit ku është në qendër të frekuencës nga vizitorë të ndryshëm të përditshëm.

Për kreun e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Shpëtim Novi, procesi i dezinfektimit po kryhet përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujorë, përveç larvave të mushkonjave.

Aksioni për dezinfektimin e parqeve të gjelbëruara ndërmerret në kuadër të Programit Kombëtar Dezinsektimit në prag të celjes së sezonit të ri turistik në Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment