FOTO-FAKT/Administrata tatimore, spitalore dhe bashkiake e gjitha në mitingun e LSI

0
2085

Mitingu i LSI, nxori edhe një herë në pah, forcën sfiduese që ka kjo parti, ndaj urdhëresave dhe ligjeve në fuqi, që ndalojnë në mënyrë kategorike pjesmarrjen në fushatë të administratës publike.

Në rrjetet sociale, qarkullon kjo foto ku shihen qartë pjesmarrja e punonjësve të Tatimeve, Spitalit dhe Bashkisë së Gjirokastrës në mitingun e LSI në Gjirokastër para disa ditëve.

Për t’i ardhur në ndihmë shikuesve se cilët janë militantët e Tavos që thyejnë e sfidojnë urdhëresat që penalizojnë cdokënd që bëhet pjesë aktive e fushatës zgjedhore, po përcjellim emrat dhe funksionet e tyre në administratën publike duke filluar nga e majta në të djathtë personat e rrethuar me ngjyrë të bardhë.

Rafaela Jaupi punonjëse administrate në Spitalin Rajonal Omer Nishani Gjirokastër.

Viron Peta inspektor tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Endri Loloci Bashkia Gjirokastër.

Bruno Pjetri guidë në Banesën Kadare Bashkia Gjirokastër.

Sipas ligjit dhe urdhëresës Nr 65 Dt 12.05.2017 ndalohet në mënyrë kategorike, përdorimi i mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme pronë e administratës publike, si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të cdo niveli, për zgjedhjet e 25 qershorit.

Për të njëjtat arsye në të gjithë Shqipërinë, ministrat e linjës kanë shkarkuar punonjës të administratës publike në shumicë të LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here