FOTO-FAKT/Inspektori i pyjeve njeriu i Tavos, shofer taksie Gjirokastër-Kakavije

Punonjësit e mbrojtur nga LSI në administratën publike, kryejnë dy punë njëherësh edhe në shtet edhe privat.

Kultivimi i këtij fenomeni që dëmton imazhin e administratës publike, ka për burim partizën e Ilir Metës dhe Vangjel Tavos.

Nëse në sektorë të tjerë të administratës publike orari është i zbatueshëm për të gjithë punonjësit jo anëtarë të LSI, për pjesën e ngelur që janë pjesë e këtij subjekti politik, jo vetëm që punojnë në shtet, por në orarin e punës së shtetit, mund edhe të merresh me biznesin tënd privat.

Rasti më flagrant vjen nga Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, ku një punonjës i kësaj ndërmarrjeje, livadhis tërë ditën me furgonin e linjës Gjirokastër-Kakavije e anasjelltas.

Provat janë këto që po servirim me fotografi ditën me diell.

Niko Rafti nga fshati Llongo anëtar i LSI dhe njeriu i Vangjel Tavos, përvecse figuron inspektor në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, kryen edhe një punë të dytë, atë të taksixhiut me furgonin e linjës Gjirokastër-Kakavije.

Sic mund të shihet, orari i tij në punën private fillon në orën 10:30 njëkohësisht kur duhet të jetë në terren për të inspektuar pyjet dhe kullotat në Gjirokastër për t’u mbrojtur nga zjarri.

Ky është modeli që ofron LSI dhe Ilir Meta për 25 qershorin, punësime nepotike, politike dhe skandaloze në një kohë kur mijëra vetë të shkolluar enden rrugëve për një rrogë, ndërsa njeriu i Tavos dhe LSI, con dy rroga, një nga shteti dhe një si pronar furgoni-taksi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment