FOTO-FAKT/Lojë e rrezikshme!!!! LSI orjenton me sms goditje ndaj kreut të shoqatës “Labëria”, Murat Keraj sulmon grekët

0
2137

 

LSI po i hedh benzinë zjarrit me krijimin e frymës së supozuar antigreke në jug të vendit.

Kjo lojë e rrezikshme e paparë ndonjëherë, po kultivohet nga Vangjel Tavo i cili po ngre në këmbë strukturat partiake, për të goditur elementët patriotikë në Labëri, që janë kundër influencës së Tavos në Gjirokastër. Ky i fundit, kërkon t’a instrumentalizojë diabolikisht, si sulm nga grekëve në jug të vendit.

Stafi i LRI ka marrë urdhër nga Vangjel Tavo, për të sulmuar kreun e Shoqatës Labëria Murat Keraj.

Jugunews.net disponon së fundi një sms dërguar nga stafi i LRI në Gjirokastër, ku orjentohen nga deputeti i LSI dhe kryesues i listës së kandidatëve për deputet të kësaj force politike, që të lihet rehat Telnisi (Telnis Skuqi gazetar oponent ndaj LSI dhe Tavos) dhe sulmohet me komente, Murat Keraj, i cili mban postin e kreut të Shoqatës Labëria në Gjirokastër.

Teksti që i është dërguar anëtarësisë aktive të LRI që vepron në rrjetet sociale, ka për qëllim, baltosjen e figurës së artistit Murat Keraj, skulptor dhe intelektual nga zona e Cepos pasi ai sipas Tavos, po frymëzon votuesit e Labërisë, kundër Greqisë, apo kandidatëve minoritarë për deputetë në rastin konkret Vangjel Tavon.

Loja e rrezikshme që ka ndërmarrë Tavo, është në kufijtë e konfliktit dhe kundër harmonisë etnike që mbizotëron prej shekujsh në Gjirokastër.

Murat Keraj njihet si skulptor, artist dhe kurator nga zona e Cepos. Ka punuar dy dekada në Greqi si skulptor dhe ndaj tij janë shkruar mjaft artikuj në shtypin e përditshëm apo dhe emisione kushtuar veprimtarisë krijuese.

Ai ka gdhendur në dru, monumentin e Idris Sullit në fshatin Zhulat ku TCH ka krijuar një dokumentar.

Murat Keraj gjatë komenteve të tij në rrjetet sociale, ka shprehur qëndrime oponente karshi influencës së Tavos në zonën e Cepos, por asnjëherë nuk ka shfaqur tendenca raciste apo antigreke, përkundrazi, i respekton dhe cmon popullsinë helene në Greqi dhe minoritetin etnik grek në zonën e Dropullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here