FOTO/Fillon rikonstruksioni i kishës së Nivanit

0
144

Fillon rikonstruksioni në kishën ortodokse në fshatin Nivan në Zagorie. Banorët e kësaj treve kanë marrë përsipër fatin e kishës së tyre e cila po rrezikohej nga shembja erozionit kohor apo dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Kisha e Shën Marisë kishte të identifikuar probleme serioze në pjesën hyrëse të saj si dhe në cati. Shumë herë komuniteti nivaniot, kishte kërkuar ndërhyrje të specializuar, por ka vënë re indiferencën e Ministrisë së Kulturës dhe kësisoj karshi kësaj problematike, u vetorganizua duke mbledhur të holla dhe investuar në objektin e kultit.

Kontribues kanë qenë banorët e fshatit, nivaniotë me origjine që jetojnë në qyetete e vende të ndryshme, si dhe dashamirës të ndryshëm të cilët ofruan kontributin e tyre të çmuar për shpëtimin e kishës.

Ndërtesa mendohet se daton në vitet 1870-1880 dhe u ndërtua mbi një kishëz më të vjetër. Para mbylljes së kishave gjatë regjimit të kaluar, fshati numëronte tetë kisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here