FOTO/Gianis Panagiotopoulos, për herë të parë do të performojë në Shqipëri

0
148

Njëri prej këngëtarëve më të kërkuar në Greqi, Gianis Panagiotopoulos, për herë të parë do të performojë në Shqipëri.

Kjo mundësohet nga Prince lounge Bar në fshatin Goranxi në Dropull. Sic dihet, këngëtari grek, rezulton një prej zërave më të dashur të publikut grek e më gjerë dhe për këtë arsye, pronari i Prince lounge Bar në Goranxi, Kosta Aggeleu ka guxuar ta ftojë atë për të performuar në lokalin e tij këtë të premte më 27 korrik.

Për Jugunews.net pronari i Prince longe Bar, shprehet se këngëtari i famshëm grek, do të vijë si rrallëndonjëherë me orkestrën e tij cka mbrëmja e të premtes do të jetë krejt ndryshe nga mbrëmjet e tjera.

Sipas Kosta Aggeleu, interesi nga fansat e Gianis Panagiotopoulos, është i madh dhe kjo pasi është hera e parë që një këngëtar i këtij rangu vjen për herë të parë në Shqipëri. Mendoj se publiku i cili do të vizitojë Prince longe Bar këtë të premte, do të ngelet i kënaqur-shprehet Kosta Aggeleu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here