FOTO/Karburant pa kufi për mjete fantazmë në Bashkinë e Libohovës, reagon PD

0
136

Bashkia e Libohovës, abuzim të pastër me karburantin.

Automjete fantazëm që nuk egzistojnë, priten të marrin miratimin nga Këshilli Bashkiak i Libohovës, për t’u furnizuar me karburant falë procedurave tenderuese.

Kërkesa për gati 40 mijë litra karburant që nuk dihet ku përfundojnë dhe që vidhen hapur pa kryer asnjë punë.

Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Libohovës, por u shty me kërkesën e këshilltarëve për në 27 dhjetor. Arsyeja ishte pasi mungonte një raport i hollësishëm për realizimin e të ardhurave nga vjelja e taksave për vitin 2017 dhe me të drejtë këshilltarët kërkuan llogari për këtë.
Por edhe më e rëndësishme, sic shihet në foto, është planifikimi i prioriteteve dhe sidomos abuzimi i pastër me karburantin që prokurohet për mjete fantazëm e punë fantazëm.
Dega e PD në Libohovë, ka reaguar për këtë rast duke denoncuar kështu edhe mungesën e investimeve për fshatrat Nepravishtë, Bulo, Labovë si dhe disa fshatra në Zagorie dhe cikërima për Libohovën.

Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Libohovës, pritet të reagojnë fuqishëm për këto skandale dhe për të tjera në vazhdim madje u kanë bërë thirrje këshilltarëve të tjerë të reagojnë fuqishëm dhe të ndalin cdo lloj abuzimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here